
Lexoni edhe:
Bleona Qereti e uron Grenellin pasi u emërua emisar special: Kombi ynë është me fat që të ka
Viti 2025 pritet të jetë një nga 3 vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këto janë rezultatet e “Shërbimit Meteorologjik Britanik”, ku dha informacion se temperaturat në rang global do të rritet me 1.5 gradë celsius në krahasim me këtë vit që po lemë.
Në raportin e saj, agjencia vlerëson se viti 2025 ka të ngjarë të jetë më e ngrohta për sa i përket temperaturës mesatare globale të tre viteve të fundit.
Duke marrë parasysh fundin e fenomenit natyror El Nino, i cili shkaktoi rritje të temperaturave në vitet 2023-2024.
Normalisht fundi i epokës së tij duhet të çonte në ulje të temperaturave, por sipas studiuesve dora e njeriut në planet ka më shumë ndikim se fenomenet natyrore.
(Kosova Sot Online)