
Lexoni edhe:
Gjesti kthehet në Pavlan me një porosi thumbuese
Pas më shumë se gjysmë shekulli, autoritetet turkmene kanë vendosur të ndërhyjnë për të shuar zjarrin që ka përpirë vazhdimisht kraterin e njohur si "Porta e Ferrit", një atraksion i famshëm në mes të shkretëtirës Karakum.
Krateri i gazit natyror në Darvaza digjet pa ndërprerje që nga viti 1971 dhe lëshon çdo ditë sasi të mëdha metani në atmosferë, një ndotje e konsiderueshme për mjedisin global.
Gjesti kthehet në Pavlan me një porosi thumbueseLexoni edhe:
Qeveria e Turkmenistanit ka argumentuar se shuarja e flakëve është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur mjedisin dhe për të ruajtur burimet e energjisë që po digjen pa kontroll. Megjithatë, vendimi ka ngjallur debat në radhët e komunitetit të turizmit, pasi Porta e Ferrit është një nga destinacionet më të njohura për vizitorët e huaj që vijnë në vend.
Si u krijua Porta e Ferrit?
Sipas të dhënave historike, në vitin 1971 një ekip gjeologësh sovjetikë vendosi një platformë shpimi në këtë zonë, në kërkim të naftës. Pa e ditur, ata shpuan një depozitë të madhe gazi natyror. Terreni u shemb dhe krijoi një krater gjigand nga ku nisi të çlirohej gaz.
Për të shmangur një katastrofë mjedisore apo helmime nga gazi, gjeologët vendosën t’i vinin flakën duke supozuar se zjarri do të shuhej për disa ditë. Por, kundër çdo parashikimi, krateri vazhdoi të digjet, dhe nuk është shuar asnjëherë që atëherë.
Pavarësisht rrezikut dhe ndotjes, vendi është kthyer në simbol të Turkmenistanit dhe tërheq çdo vit mijëra turistë, të cilët mahniten nga pamja surrealiste e flakëve që dalin nga thellësitë e tokës.
Me planet për ta shuar kraterin, Turkmenistani përballet me sfidën për të balancuar nevojat mjedisore me ato ekonomike, duke qenë se turizmi i aventurës ka nisur të zërë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e rajonit.
(Kosova Sot Online)