
Lexoni edhe:
Gjesti del me një mesazh dashurie
Rrënojat e shtëpive që besohet se janë jetuar nga njerëz të klasës punëtore rreth kohës së perandorisë së hershme Romake janë gjetur nga punëtorët që po ndërtonin një stacion nëntokësor në qendrën historike të qytetit.
Reliket janë të parat që dalin nga poshtë Piazza Venezia-s së zhurmshme që kur filluan punimet në vitin 2023 në stacionin që do të jetë pjesë e linjës nëntokësore Metro C të kryeqytetit italian.
Gjesti del me një mesazh dashurieLexoni edhe:
Projekti ambicioz në Piazza Venezia, i cili do të përfshijë gjithashtu një muze nëntokësor 85 metra të thellë, të mbushur me objekte arkeologjike të gjetura gjatë ndërtimit, parashikohet të përfundojë brenda nëntë vjetësh.
Ekspertët arkeologjikë thanë se struktura dukej se i ngjante një kompleksi shumëkatësh që do të kishte përfshirë dyqane dhe shtëpi ku jetonte klasa punëtore e Romës perandorake, midis republikës së vonë romake dhe perandorisë së hershme - një periudhë që përfshin shekujt e dytë dhe të parë para Krishtit.
«Edhe një herë, ndërtimi i një stacioni metroje na bën të rizbulojmë të kaluarën e qytetit tonë», tha Daniela Porro, mbikëqyrëse speciale e Romës.
Arkeologia Marta Baumgartner tha se zbulimi “përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të mësuar rreth topografisë historike të Romës qendrore”.
Një stacion në Piazza Venezia u parashikua për herë të parë 25 vjet më parë si pjesë e zgjerimit të Metro C, një linjë që lidh periferitë e Romës me San Giovanni-n në qendër.
Por progresi u pengua nga hetimet për korrupsion dhe mungesa e fondeve, por edhe nga numri i madh i relikteve, përfshirë mbetjet e auditorit të Perandorit Hadrian, të cilat dolën gjatë punimeve fillestare përgatitore.
Financimi i ri e ringjalli projektin, me zgjerimin e Metro C – një ndërtim i përbashkët midis Ëebuild dhe Vianini Lavori – duke përfshirë ndalesa në Forumin Romak-Koloseu përpara se të mbërrinte në Piazza Venezia dhe të drejtohej drejt zonës së Vatikanit.
Zgjatja e linjës synon të ndihmojë në lehtësimin e rrugëve të bllokuara nga trafiku në qendër të Romës, me muzeun në Piazza Venezia që shfaq të kaluarën e saj të pasur arkeologjike.
Stacioni i gjerë do të përfshijë 27 shkallë lëvizëse, gjashtë ashensorë dhe korridore që lidhin Palazzo Venezia mbi tokë, nga ku diktatori fashist Benito Mussolini mbajti disa nga fjalimet e tij më të famshme, fjalimin Vittoriano dhe rrënojat e Forumit Romak.
(Kosova Sot Online)