
Lexoni edhe:
Bebe Rexha përfshihet në një konfrontim pas disa deklaratave
Katër minj laboratorikë dhe një sërë mostrash të tjera shkencore, të dërguara më herët në stacionin hapësinor kinez për eksperimente biologjike, janë kthyer me sukses në Tokë, raportuan sot mediat kineze duke cituar Akademinë Kineze të Shkencave (CANS).
Sipas Global Times, minjtë u rikthyen të premten me anijen kozmike Shenzhou-21 dhe u dorëzuan menjëherë tek shkencëtarët për analizat pasuese. Mostrat e marra nga qëndrimi në hapësirë janë pjesë e 26 projekteve eksperimentale që synojnë të studiojnë ndikimin e mjedisit hapësinor te organizmat e gjallë.
Bebe Rexha përfshihet në një konfrontim pas disa deklaratave
Lexoni edhe:
Studiuesit pritet të analizojnë sjelljen e minjve pas rikthimit në Tokë, si dhe një sërë treguesish fiziologjikë e biokimikë, me qëllim identifikimin e reagimeve të tyre ndaj stresit dhe ndryshimeve adaptive në mikrogravitet. Sipas deklaratës së CANS, këto gjetje do të ndihmojnë në thellimin e të kuptuarit të efekteve të qëndrimit në hapësirë mbi organizmat e gjallë dhe do të shërbejnë si bazë shkencore për kërkime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)