Policia italiane njeh Shqipërinë Etnike?

  • A.P /
  • 01 December 2021 - 23:01
Policia italiane njeh Shqipërinë Etnike?

Guardia di Finanza italiane ka kryer një operacion të madh gjatë ditës së sotme duke arrestuar 16 persona për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve janë edhe 4 shqiptarë, të cilët dërgonin drogën nga Shqipëria në Itali, e cila më pas shpërndahej në qytetet e vendit si edhe në Maltë.

Krahas të arrestuarve policia ka kapur edhe 423 kilogram lëndë narkotike, kryesisht kokainë dhe marijuanë.

Ndërkohë që pasqyronte me pamje operacionin, në faqen e Guardia di Finanzas është shfaqur edhe harta e Shqipërisë natyrale, me trojet e saj etnike.

Harta e Shqipërisë e shfaqur nga Guardia di Finanza paraqet Kosovën, trojet shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut si edhe Çamerinë në një të vetme.

Mbetet për t’u parë nëse ky është qendrimi zyrtar i Policisë së Republikës së Italisë apo kemi të bëjmë thjesht me një lapsus dashamirës të punonjësve të Guardia di Finanzas, megjithatë një hartë e tillë do t’i shkonte shumë kombit tonë.

(Kosova Sot Online)