Simptomat e pazakonta të personave që mendohet se kanë takuar UFO-t

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 14:50
Simptomat e pazakonta të personave që mendohet se kanë takuar UFO-t

Një ekspert ka testuar trurin e personave, të cilët mendohet se kanë pasur kontakt me një UFO dhe kanë konstatuar një sërë simptomash. Dr. Garry Nolan, një profesor i patologjisë në Universitetin e Stanfordit, i cili ka botuar më shumë se 300 punime kërkimore,  ka kaluar dekadën e kaluar duke analizuar materiale nga qeniet jashtëtokësore.

Duke folur për Vice’s Motherboard, Nolan foli për punën e tij dhe zbuloi se çfarë e ri zgjoi interesin e tij. Profesori tha se ai u interesua edhe më shumë kur kontaktoi një burrë të quajtur Steven Greer, i cili pretendoi se një skelet i vogël që ai kishte parë, ishte një alien.

Më në fund u zbulua se skeleti i përkiste një njeriu pasi kishte “një seri mutacionesh në gjenet skeletore,” shpjegoi Nolan. Nolan ekzaminoi rreth 100 pacientë, kryesisht “personel qeveritar ose ushtarak ose njerëz që kishin punuar në industrinë e hapësirës ajrore”, tha Nolan.

“Ju keni shumë pacientë, disa prej të cilëve dëgjonin zhurma të çuditshme, të tjerët ishin të sëmurë etj.”, tha Nolan.

Ekipi i tij, doli në përfundim se njerëzit, të cilët fillimisht mendonin se ishin pësuar lëndime, kishin një “hiperlidhje neuronesh në trurin e tyre”. Nolan tha se rreth një e katërta e pacientëve që kryen skanim MRI dhe pretenduan se kishin takuar UFO-t, humbën jetën.

Shumica prej tyre kishin simptoma të njëjta me sindromën e Havanës.

(Kosova Sot Online)