Receta e Cekës - Domate turshi
PËRBËRËSIT:
10 kg domate të gjelbra ose të verdha,
2 filxhan qumështi kripë,
5 litra ujë,
1 filxhan kafeje uthull, kopër.
Vlohet shëllira me ujë , kripë, uthull. Në fundin e enës, ku do të përgatiten turshitë, vihen disa gjethe të koprës. Radhiten domatet duke i ngjeshur njërën pranë tjetrës. Në çdo të tretin rresht hidhet kopër dhe sipas dëshirës aty- këtu shtohet nga një spec djegës. Hidhet shëllira e ftohur dhe vihet një peshë, në mënyrë që shëllira të depërtojë mbi domate. Ena mbyllet mirë dhe vendoset në vend të freskët.
(Kosova Sot)