Receta e Cekës - Shporteza filigrani
PËRBËRËSIT:
2 të bardha vezësh,
100 gr. sheqer pluhur,
110 gr. miell,
1 qeskë vanile.
Me ndihmë të pjatës vizatohet forma në letër. Vezët dhe sheqeri tunden në mareng të dendur, pastaj shtohet mielli me sh. vanileje. Letra e vizatuar shtrohet në tepsi, mbi të vendoset letër pergamenti. Kaushi mbushet me masën e përgaditur, pastaj me kujdes vizatohet me brum modeli. Piqen në furrë me temp. 200 gradë C për 5-6 min. Sa janë të nxehta me kujdes largohen nga letra me majë thike dhe menjëherë vendosen në filxhanë qumështi, në mënyrë që ta marrin formën e rrumbullakët. Me shportëza të mbushura me akullore 2-3 ngjyrëshe, shërbehet pure mjedrash ose dredhëzash.
(Kosova Sot)