![Receta e Pepës: Mantia](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/25/200x200_maxresdefault1721905414.jpg)
Receta e Pepës: Supë me mish viçi dhe perime
![Receta e Pepës: Supë me mish viçi dhe perime](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/13/auto_auto_auto_supe163540372116986559061713014991.jpg)
Përbërësit:
700 g mish viçi,
3 karota,
2 kunguj të vegjël,
1 qepë,
1 patate,
bizele,
2 domate,
makarona supe,
vaj ulliri, kripë, piper
Përgatitja:
Presim mishin në copa të vogla dhe e vendosim të ziej me ujë të bollshëm. Presim qepën në kubik të vegjël dhe e vendosim që të skuqet. Marrim karotën, patatet dhe kungujt dhe i presim në kubik. Pasi të jetë skuqur qepa hedhim karotat, kungujt, pataten dhe bizelet dhe i skuqim të gjitha së bashku. I lejmë të skuqen për 5-6 minuta dhe pastaj hedhim domaten të cilën e kemi prerë më parë në kubik. E përziejmë 2-3 here dhe më pas marrim mishin që ziem dhe e hedhim tek perimet me gjithë lëngun. Hedhim gjithashtu dhe makaronat për supë.
Hedhim piperin, kripën dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. E lejmë që të ziejë për rreth 15-20 minuta.
(Kosova Sot Online)