Receta e Cekës - Oblandë me arra
PËRBËRËSIT:
4 të bardha veze,
300 gr sheqer,
5 lugë mjaltë,
350 gr arra të grimcuara,
kore oblande.
Të bardhat e vezëve me sheqer, tunden mbi avull gjersa të trashen në borë të dendur. Shtohet mjalti i shkrirë dhe më tutje tunden mbi avull gjersa masa të trashet. Hidhen arrat, përzihen me masën e vezëve dhe me të lyhet njëra kore e oblandës. Me koren tjetër mbulohet, vendoset në vend të ftohtë gjersa të forcohet, pastaj pritet në katrorë.
(Kosova Sot)