Receta e Cekes: ROLE ME MISH TË BLUAR - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: ROLE ME MISH TË BLUAR

Receta e Cekes: ROLE ME MISH TË BLUAR

PËRBËRËSIT: 600 gr mish të bluar, 100 gr proshutë të yndyrshme, 1 qepë, 1 fetë bukë bajate, 1 kokë vezë dhe 5 kokë të ziera, 1/2 lugë specall, majdanoz, kripë, mustardë për lyerje. Bëhet përzierja e mishit me qepë të grira në rende dhe me të gjithë përbërësit e tjerë. Kjo masë shtrihet në folie alumini dhe tëhollohet në formë katërkëndshi. Radhiten vezët e ziera e të qëruara dhe duke e ngritur një anë të folies, bëhet role. Lyhet mbi me mustardë dhe mbyllet mirë folia duke i ngritur anët e skajshme në mënyrë që mos të dalë lëngu. Rolada piqet në furrë me temperaturë 220 gradë C për 45 minuta. Largohet folia, rolada piqet edhe 15 minuta gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pasi të ftohet pak, pritet me thikë të sprehur mirë në pjesë dhe shërbehet me perime të ziera dhe të kaluara në yndyrë, ose me ndonjë salcë pikante dhe sallatë të gjelbër. 

(Kosova Sot)

17 orë e 30 minuta më parë
17/12/18