Receta e Cekës: SALCË ME SPECA TË KUQ
PËRBËRËSIT:
2 speca të kuq mishtakë, të prerë përgjysmë dhe të pastruar nga farat,
1 spec djegës,
150 gr gjalpë të zbutur,
kripë, piper të zi,
1 lugë lëng limoni.
Specat piqen, qërohen dhe bluhen në mikser. Në 1 lugë gjalpë fërgohet speci djegës, gjersa të zbutet, pastaj përzihet në pure speci. Shtohen gjalpi i mbetur, kripa, piperi, lëngu i limonit, përzihet mirë dhe derdhet në enë për salcë. Shërbehet e nxehtë ose e ftohtë.
(Kosova Sot)