Reçeta e Cekës: Çorbë me ajkë - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës: Çorbë me ajkë

Reçeta e Cekës: Çorbë me ajkë

PËRBËRËSIT:

2 lugë vaj, 1 lugë e rrafshuar miell, 2-3 thelpinj hudhre, 1.5 litër supë katrorke, 1 gotë ajkë, 1/2 tubë majdanoz, 1 vezë, lëng limoni. 

Përgatitet fërgesa e bardhë nga vaji, hudhra dhe mielli. Shtohet supë katrorkë dhe lihet në zjarr të vlojë 10 minuta. Në supore ku do të shërbehet çorba, tundet e verdha e vezës me ajkë dhe, duke e tundur vazhdimisht, hidhet çorba. Thartohet me lëng limoni, kurse mbi hidhet majdanoz i grirë imët. 

(Kosova Sot)

5 orë e 6 minuta më parë
13/12/18