Receta e Cekes: Mish i bardhë pule me djathë

  • 16 July 2018 - 08:47
Receta e Cekes: Mish i bardhë pule me djathë
PËRBËRËSIT:
• 8 fileta mishi të bardhë pule,
• 3 lugë miell,
• kripë, piper, arrë moskati në rende,
• 75 gr djathë ementaler,
• 2-3 lugë galetë,
• 2 lugë gjalpë,
• 2 lugë vaj,
• 2 kokrra vezë,
• limon dhe majdanoz për zbukurim ose,
• nëse kombinohet me garniturë, perime të ndryshme
Në pjatë të cekët me miell, shtohen dhe përzihen kripa,
piperi dhe pak moskat (arrë deti). Tunden vezët në një
pjatë, kurse në tjetrën vihet djathi në rende i përzier
me galetë. Në tigan tefloni nxehen gjalpi dhe vaji.
Mishi, pasi të rrihet lehtë, i jepet formë vezake, kalohet
në miell, në vezë të rrahura dhe në galetë të përzier me
djathë në rende, pastaj skuqet nga 3-4 minuta nga të
dyja anët. Skuqja bëhet e çastit, disa minuta para
ngrënies. Shoqërohet me garniturë të kombinuar me
patate, karota, lulelakër, bizele etj.

(Kosova Sot)