RECETA E CEKES: PETË ME MISH DHE DJATHË
PËRBËRËSIT:
800 gr petë për pite.
5 vezë,
750 gr djathë të yndyrshëm,
400 gr ajkë,
500 gr mish të bluar mëshqerre,
2 qepë,
1 tubë majdanoz,
1 lugë vaj,
kripë,
piper.
Qepët e grira imët fërgohen në vaj gjersa të zbuten. Shtohen mishi i bluar, pak vegetë, piper dhe majdanozi i grirë imët. Veçan troshitet djathi i cili përzihet me 4 vezë dhe 200 gr ajkë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet një petë, pastaj radhiten petët e tjera të rrudhura e mbi to hidhet nga masa e djathit dhe vezëve. Mbi petën tjetër të rrudhur hidhet mishi i fërguar me qepë. Kështu veprohet gjersa të harxhohen petët, djathi dhe mishi. Mbi shtrohet një petë e rrafshuar dhe lyhet me yndyrë. Piqet në furrë me temperaturë mesatare për një orë. Largohet nga furra, mbi i hidhet ajka e mbetur e tundur me një vezë dhe piper. Futet prapë në furrë për t’u pjekur edhe 10 minuta. Shërbehet e nxehtë.
(Kosova Sot)