Receta e Cekës - Kroketë me patate

  • 08 October 2018 - 16:32
Receta e Cekës - Kroketë me patate

PËRBËRËSIT:

700 gr. patate,

 2 të verdha vezësh,

5 lugë miell,

kripë,

vaj.

Patatet e qëruara ziejnë në ujë të njelmët. Kullohen mirë dhe shtypen në pure. Shtohen vezët, mielli dhe kripë sipas shijes. Nga masa përgaditen toptha ose kroket të gjatësis 8 cm. Para se të shërbehen, kalohen në galetë dhe skuqen në vaj të nxehtë nga të gjitha anët. Kroketët e fërguar vendosen në letër kuzhine, në mënyrë që të thithet yndyra e tepruar, pastaj vendosen në pjatë të nxehtë dhe shërbehen të nxehta.

(Kosova Sot)