Reçeta e Cekës: Qofte me mish pule
PËRBËRËSIT
• 2 copa mish të bardhë pule, • 1 qepë, • 2 vezë, • 1 lugë gjalpë, • kripë, piper dhe vaj për skuqje.
Mishi bluhet në makinë mishi së bashku me qepët. Vezët tunden me gjalpë dhe u shtohen mishit të bluar. Shtohen mëlmesat dhe nga masa e përzier mirë, bëhen qoftet e madhësisë së dëshiruar. Qoftet skuqen në vaj të nxehtë dhe shërbehen të nxehta me pure patatesh ose pilaf dhe sallatë stine.
(Kosova Sot)