Receta e Cekës: Pogaqe me petë

  • 05 April 2019 - 09:35
Receta e Cekës:  Pogaqe me petë

PËRBËRËSIT:
• 10 gr maja,
• 1/2 lit ujë të vakët,
• 3 vezë, kripë,
• 1 kg miell,
• 200 gr gjalpë, susam.
Në masën e ujit hidhen 3 vezë të tundura me pirun.
Shtohen maja e ardhur, kripë dhe më pak se 1 kg
miell. Brumi ngjeshet në dërrasë të përmillur. Pasi të
gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar, ndahet në 10
toptha të barabartë. Çdo pjesë hollohet, lyhet me
jalpë, pastaj mbi të vendoset topthi tjetër i holluar dhe
kështu veprohet me tërë masën e brumit, duke i holluar, duke i lyer me yndyrë dhe radhitur njërën petë mbi
tjetrën. Brumi rritet duke e holluar me tëhollës, në mes
hidhet djathë, pastaj mbështillet nga të dyja anët në
role. Roleja dredhet nga të dyja anët (sikurse shtrydhja
e rrobave), vendoset në tepsi të rrumbullakët dhe i ipet
forma e rrethit. Mbulohet me pecetë në mënyrë që të
vijë1/2-1 orë. Lyhet me vezë të tundur, mbi hidhet s
usam dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë
200 gradë Celsius. Pas 30 minutash, ulet temperatura
në m180 gradë C dhe vazhdon të piqet edhe 20-30
minuta.
Variant: Roleja mund të pritet në trashësi prej 2 centimetrash dhe pjesët e prera të radhiten në tepsi të lyer
me yndyrë në formë të ngritur. Pasi të vijnë 30 minuta,
pogaçëzat lyhen me vezë dhe piqen afro 30 min. pastaj mbulohen me letër dhe vazhdon pjekja
edhe 30 min.

(Kosova Sot)