Receta e Cekës: Fli misri e pjekur nën saç

  • 04 May 2019 - 09:21
Receta e Cekës: Fli misri e pjekur nën saç

Përbërësit:

1. 1/2 kg miell misri i situr në sitë të hollë, 1/2 kg mazë, 2 dcl vaj, kripë.

Në tenxhere ku do të përgatitet brumi, hidhen mielli i situr në sitë të hollë dhe 1 lugë kripë. Mielli përvëlohet me aq ujë të valë, sa të laget i tëri. Hollohet brumi duke i shtuar ujë të ftohtë dhe duke e përzier me lugë ose mikser vazhdimisht.

Trashësia e brumit është e ngjashme me atë të flisë së grytë, sa të mvishet gishti. Edhe flia e misrit piqet njëlloj sikurse ajo e grytë, por duhet më tepër yndyrë dhe radhët duhet pjekur më gjatë. Shërbehet me djathë, kos, speca turshi etj. 

(Kosova Sot)