Reçeta e Cekës: Qepë të mbushura

  • 09 May 2019 - 09:29
Reçeta e Cekës: Qepë të mbushura

Përbërësit:

1/2 kg mish të bluar të përzier, 1 kg qepë madhësie të njëjtë, 1 vezë, pure domatesh, 1 lugë të rrafshuar miell, 1 gotë ajkë, 1 lugë uthull, fletë dafine, 2-3 thelpinj hudhre, 200 gr margarinë, kripë, piper.

Qepët pastrohen dhe me thikë u hiqet brendia. Qepët e përgatitura npër mbushje, përvëlohen me ujë në mënyrë që të mzbuten pak. Brendia e larguar e qepëve grihet hollë dhe një mpjesë fërgohet në gjalpë.

Hidhen specall, mish i bluar, i cili fërgohet pak, shtohen oriz, vezë e tundur, pastaj masa kriposet, piperoset sipas shijes dhe përzihet mirë. Me këtë masë të përgatitur bushen qepët, palosen në enë qelqi ose tenxhere të lyer me yndyrë dhe mbulohen me brendinë e qepëve të mbetura.

Në enë tjetër fërgohet mielli, por jo sa të skuqet. Shtohen pak ujë i nxehtë, pure domatesh, ajkë, fletë dafineje, hudhra të shtypura, kriposet, hidhet vegetë sipas shijes dhe hidhet mbi qepë. Zihen në enë të mbuluar mirë, në zjarr të lehtë pa e përzier fare, por, në rast nevoje. 

(Kosova Sot Online)