Receta e Cekës: Supë krem nga jëshillëqet

  • 15 maj 2019 - 09:02
Receta e Cekës: Supë krem nga jëshillëqet

Përbërësit:

• 2 patate,
• 1 kokë qepë e vogël e dy qepë të reja,
• 150 gr. spinaq,
• 1/2 tubë majdanoz,
• 2 karota, pak rrënjë selinoje,
• 1 lugë e vogël niseshte,
• 1/2 lit. qumësht,
• 1 lit. ujë,
• 2 lugë vaj, kripë, piper, vegetë.

Qepa pritet imët dhe fërgohet pak në yndyrë. Patatet, karotat, qepët e reja, selinoja, pasi të pastrohen, priten në katrorë të vegjël, i shtohen qepës, pastaj shtohen qumësht, ujë, kripë dhe këto zihen ½ ore. Spinaqi dhe majdanozi priten imët, i shtohen supës, rregullohet me vegetë, piper dhe erëza dhe vazhdon zierja edhe 5 minuta. Nishesteja zbërthehet me ujë, i shtohet supës dhe posa të marrë një valë, largohet nga zjarri, derdhet në supore dhe shërbehet e nxehtë.


(Kosova Sot Online)