Receta e Cekës: Torta erë spanjolle

  • 27 shtator 2019 - 10:41
Receta e Cekës: Torta erë spanjolle

Përbërësit:

10 vezë, 24 lugë sheqer, 1 lugë uthull të bardhë, 700 gr qumësht, 2 lugë niseshte, 4 lugë miell, 4 qeska sheqer vanileje, 200 gr margarinë të zbutur, 125 gr gjalpë të zbutur, 2 lugë sheqer pluhur, 300 gr arra të bluara, 200 gr çokollatë të shkrirë, 3 qeska kremra të rrahur ngjyrë të bardhë. Kyçet furra në 150 gradë Celsius. Tunden 10 të bardhat e vezëve me 16 lugë sheqer.

Shtohet uthulla dhe vazhdon tundja gjersa mtë bëhet një marengë e dendur sikurse mborë. Masa derdhet në kallëp torte të mshtruar me letër të yndyrshme ose të lyer mme yndyrë dhe të përmillur. Futet në furrë të nxehtë , pastaj ulet temperatura në 100 gradë Celsius dhe piqet për 1. 1/2 orë. Ndërkohë vlohen 600 gr qumësht me 8 lugë sheqer. Veçan tunden10 të verdhat e vezëve.

Shtohen mielli dhe niseshtja e përzier me një gotë qumësht. Masa derdhet mnë qumësht të valë dhe vazhdimisht përzihet gjersa të trashet. Në krem shtohet edhe mvanilja. Mbulohet me pecetë të lagur gjersa të ftohet. Në enë të përshtatshme tunden margarina dhe gjalpi i zbutur me 2 lugë sheqer pluhur. Kjo masë përzihet me kremin e ftohur dhe tundet mirë me mikser. Kremi ndahet në tri pjesë të barabarta.

Në një pjesë shtohen arrat e bluara, në të dytën shtohet çokollata e shkrirë, kurse pjesa tjetër mbetet e verdhë. Torta lyhet më parë me fillin me arra, pastaj mme fillin e verdhë dhe në fund me fillin me çokollatë. Zbukurohet me krem të mrrahur të bardhë dhe kokrra reçeli ose mbi hidhen arra të bluara.

(Kosova Sot Online)