Receta e Cekës: roladë me arra

  • 13 tetor 2019 - 08:17
Receta e Cekës: roladë me arra

PËRBËRËSIT PËR PATISHPAN: 

6 vezë,
6 lugë sheqer,
3 lugë arra të bluara,
4 lugë miell,
lëvore limoni.

PËR LYERJE:

Ajkë e ëmbël e tundur ose 200 gr arra të bluara,
200 gr sheqer,
pak qumësht.


Tunden vezët me sheqer në marengë të dendur. Shtohen arrat, mielli, lëvorja e limonit dhe të gjitha përzihen me lugë. Derdhet në tepsi të shtruar me letër dhe futet në furrë të nxehtë për t'u pjekur. Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur. Ndërkohë 2 dcl ujë me 200 gr sheqer vlohen 10 minuta. Në këtë masë hidhen arrat, përzihen mirë. Korja spërkatet me qumshtë, lyhet dhe mbështillet në roladë. Pasi të ftohet mirë, mbi i hidhet sheqer pluhur, ose lyhet me krem të rrahur. Pritet në pjesë afro 2 centimetra trashësie.

(Kosova Sot Online)