Receta e Cekës: Peshk i pjekur në furrë

  • 21 May 2020 - 22:46
Receta e Cekës: Peshk i pjekur në furrë

Përbërësit:

2 trofta nga 500 gr, 1/2 gotë verë të bardhë, disa thelpinj hudhre, majdanoz, 4 lugë vaj, kripë, piper, 1 fletë dafine. Peshqit pastrohen, lahen fshihen dhe vendosen në tepsi ku do të piqen. Në një enë të vogël përzihen përbërësit e lartpërmendur dhe hidhen mbi peshqi, kështu që kjo masë duhet të depërtojë edhe në brendi të peshkut.

Përgatitja:

Peshqit piqen në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius afro 20 minuta. Që peshku mos të mbetet i thatë, kohë pas kohe i hidhet lëngu të cilin e lëshon gjatë pjekjes. Servohen me patate të ziera të spërkatura me gjalpë të nxehtë dhe majdanoz. Zbukurohen me feta limoni.

(Kosova Sot Online)