Receta e Cekës: Omletë me mollë

  • A.P /
  • 28 qershor 2020 - 08:33
Receta e Cekës: Omletë me mollë

PËRBËRËSIT:

• 4 mollë, • 2 lugë sheqer, • 1 lugëz kanellë, • lëngu i gjysmë limonit, • 1 dcl rum, • 4 vezë, • 1/4 litra ujë, • pak kripë, • 1 lugë sheqer, • 4 lugë vaj ulliri ose 2 lugë margarinë, • 2 lugë miell. Mollët qërohen, u largohen farat dhe priten në rrathë. Përzihen rumi, lëngu i limonit, sheqeri, kanella dhe në të futen mollët. Përzihen me kujdes kohë pas kohe 10 minuta.

Ndërkohë tundet të verdhët e vezëve. Shtohen uji, kripa dhe mielli. Të bardhët e vezëve tundet në trajtë bore të dendur me 1 lugë sheqer dhe shtohen në masën e brumit, duke i përzier me lugë, gjersa të bëhet masë e njëllojtë. Për çdo omëletë nxehet nga pak yndyrë dhe në tigan tefloni hidhet nga masa e përgatitur. Mbi vendosen rrathët e mollëve. Omëletat piqen nga të dyja anët. Shërbehen me përzierjen e sheqerit, rumit, kanellës dhe kësaj i shtohet kafe ose neskafe.


(Kosova Sot Online)