Receta e Cekës: Kifle të ëmbla

  • A.P /
  • 03 July 2020 - 07:38
Receta e Cekës: Kifle të ëmbla

PËRBËRËSIT:

• 4 filxh. k. vaj, • 2 filxh. k. verë e bardhë ose birrë, • lëvore e 1 limonit, • afro 700 gr. miell, • 1 pluhur paste, • 30 gr. arra të grimcuara, • 30 gr. arra të bluara.

SHERBETI:

• 250 gr. sheqer, • 2 q. sheqer vanilje, • 1 gotë ujë. Në përzierje vaji dhe birre, hidhet mielli i përzier me pluhur paste dhe lëvore limoni. Brumi i butë ngjishet mirë. Ndahet në 5 pjesë të cilat rrihen në tavolinë duke i gjuajtur për tavoline nga 50 herë. Brumi i rrahur hapet në madhësi të një pjate dhe pritet në tetë pjesë. Në çdo kifle vihet nga një lugë e vogël arra të grimcuara dhe mbështillet në formë roleje. Njëlloj veprohet me pjesët e tjera të brumit.

Radhiten në tepsi të lyer me yndyrë, në 4 radhë nga 10 kifle. Piqen në furrë me temp., 180 gradë C gjersa të fillojë një skuqje e lehtë. Sherbeti përgatitet me 250 gr. sheqer dhe një gotë ujë e dy van. sh. Pasi të vlojë 2-3 min. largohet sherbeti nga zjarri dhe me lugë hidhet mbi çdo kifle të vakët. Mbi hidhen arra të bluara.


(Kosova Sot Online)