Receta e Cekes: Paçë me petë

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 09:02
Receta e Cekes: Paçë me petë

PËRBËRËSIT:

• 2 të verdha veze, • 1 filxhan kafeje vaj, • 1 filxh. k. qumësht, • në majë të gishtërinjëve kripë, • 1/2 lugë e v. sodë buke, • afro 250gr miell, • 150 gr niseshte, • 100 gr gjalpë. Tunden vezët. Shtohen përbërësit përpos niseshtes dhe përzihen mirë. Brumi ngjeshet, pastaj ndahet në kuleq të vegjël. Mbulohen me plastmasë ½ orë. Kuleqet hapen në madhësi pjate të vogël duke i përmillur me niseshte dhe vendosen njëri mbi tjetrin nga 5 sosh. Duke i përmillur me niseshte, nga 5 petë rriten dhe hollohen. Sa më hollë të hapen, aq më mirë është. Vendosen petët e rritura në tepsi të lyer me yndyrë, duke i pikuar me yndyrë.

Piqet në furrë me temp. 160 gradë C, gjersa të prarohen petët në brendi dhe sipërfaqe. Pasi të ftohet, përvëlohet me supë të kthjellët pule ose viçi. 2 vezë tunden me 2 filxhanë k. kos dhe 2 lugë miell. Masa derdhet gradualisht në supë të vakët. Ena vendoset në zjarr të ulët, përzihet vazhdimisht gjersa të trashet. Paça e zier hidhet mbi sipërfaqe të petëve të përvëluara dhe rrafshohet, ose petët priten në katrorë dhe me lugë paça vendoset mbi çdo katrorë. Mishi i zier i bardhë i pulës ose i viçit, i ndarë në fije, vendoset mbi paçë. 50 gr gjalpë nxehet, hidhet pak specall dhe me këtë yndyrë sperkatet mishi. Paça futet në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C për 10 min. Shërbehet e nxehtë.

(Kosova Sot Online)