Nga menuja tradicionale tek ushqimet fatsjellëse, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën e ndërrimit të viteve

  • G.G /
  • 28 December 2020 - 10:22
Nga menuja tradicionale tek ushqimet fatsjellëse, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën e ndërrimit të viteve

Viti i ri po na troket në derë dhe pas një 2020-te super të lodhshme të gjithë kemi nevojë për pak fat e mbarësi. Në të gjithë botën ekzistojnë disa lloje traditash e ritualesh, që besohet se sjellin fat për vitin e ardhshëm. Por përveç tyre duhet ta keni parasysh se ka dhe disa ushqime që nuk duhet të mungojnë në tryezën e ndërrimit të vitit, pasi mendohet se janë një ogur i mirë për vitin e ri.

Këtë vit në tryezën tuaj nuk duhet të mungojë menuja tradicioanle, si antipasta, gjeli i detit me përshesh/i mbushur, sallata ruse dhe ballkavaja/kadaifi. Por përveç tyre duhet të keni parasysh edhe ushqimet që sjellin mbarësi e që duhet t’ja bashkoni me patjetër menusë festive. Më poshtë po ju njohim me disa ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër në datë 31 dhjetor nëse doni të keni fat vitin e ardhshëm.

Lakra jeshile/spinaqi

Përveçse është produkt i stinës, lakra jeshile është edhe fatsjellëse. Ngjyra e shpresës e përfshin atë në listën e ushqimeve që duhen futur në pazarin e festave.

Thjerrëza

Thjerrëzat simbolizojnë paratë! E kush nuk do donte pas këtij viti kaq të vështirë edhe nga ekonomike të kishte më shumë para në 2021-shin! Pjata me thjerrëza përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën italiane madje kjo traditë daton që në kohën e romakëve.

Mishi i derrit

Tingëllon çuditshëm, por për disa kultura mishi i derrit simbolizon prosperitet. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit, e cila nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj. Ajo simbolizon progresin. Mishin e derrit mund ta konsumoni në të gjitha format e tij, si proshutë, pancetë, rosto etj.

Orizi

Mund të jetë edhe prej emrit që evokon gëzim e të qeshura, por orizi është konsideruar gjithmonë si fatsjellës. Jo më kot është përdorur si urim i në martesa. Orizi më i mirë i fatit është ai i shoqëruar me shegë.

Tavë me peshk

Një tavë me peshk nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj së vitit të ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:

A- Sipas traditave të ndryshme sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në  në shtëpitë tuaja.

B- Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.

Shega

Sipas traditës greke shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen. Provojeni!

(Kosova Sot Online)