Receta e Cekës: Bukë e gatuar me qumësht

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 09:18
Receta e Cekës: Bukë e gatuar me qumësht

PËRBËRËSIT:

400 gr miell, 80 gr margarinë, 60 gr sheqer, 2 dcl qumësht, 20 gr maja buke, kripë, 1 vezë për lyerje, rrush i thatë. Maja me pak sheqer, miell dhe ujë të vakët përzihet në qull të hollë dhe kjo masë, e mbuluar, qëndron në vend të vakët gjersa të vijë.

Përgatitet brumi me miell, margarinë të shkrirë, sheqer, kripë, maja të ardhur dhe qumësht. Brumi ngjeshet mirë dhe hidhet në tepsi të lyer, me diametër afro 20 centimetra ose gatuhet në formë të gjatë. Pritet në formë rrezeje dielli, mbulohet me pecetë dhe vendoset në vend të ngrohtë që të vijë rreth 1 orë. Buka lyhet me vezë të tundur dhe futet për t’u pjekur në furrë me temperaturë 200 gradë C për afro 40 minuta. Në ngjeshjen e dytë mund t’i shtohen rrush i thatë dhe arra të grimcuara.

(Kosova Sot Online)