Ja cili është sekreti i turshive të dimrit/ I bëni kështu dhe do të hani turshitë më të mira në jetën tuaj

  • E.K /
  • 10 January 2021 - 10:06
Ja cili është sekreti i turshive të dimrit/ I bëni kështu dhe do të hani turshitë më të mira në jetën tuaj

Përveçse shumë të shijshme, turshitë janë dhe shumë të ushqyeshme, sigurisht pa e tepruar. Më të përhapurat janë turshitë kastravecë, domate jeshile apo lakrat.

Në kulmin e tyre janë kastravecët dhe domatet jeshile. Bëjini në vetëm 50 minuta.

Përbërësit (për një kavanoz 750 ml):
Domate jeshile 400 gr,
Kastravecë 250 gr,
Uthull vere të bardhë 200 gr,

Verë të bardhë 100 gr,
Sheqer 25 gr,
Një gjethe dafine,
Fara koriandër ose fara finoku,
Kripë të imët dhe të trashë,
Përgatitja:
Qëroni kastravecët dhe u hiqni farat duke përdorur ndonjë lugë të vogël, më pas i prisni në copa. Lani me kujdes domatet dhe pritini në 8 feta. Hidhini në një kullesë, spërkatini me kripë të trashë dhe lërini për një gjysmë dite.

Vendosni në një vazo qelqi. Në një tigan hidhni verën, uthullën dhe 20 gr kripë të imët, sheqerin, 100 gr ujë, dafinën, gjysmë luge gjelle piper kokërr dhe gjysmë luge fara koriandre ose finoku. Vendoseni në zierje dhe pas 5-6 minutash largojeni.

Hidheni këtë lëng tek domatet dhe kastravecët. Duhet që lëngu të mbulojë të gjithë perimet dhe të mos ketë flluska ajri, mbylleni dhe sterilizojeni për 25-30 minuta.

(Kosova Sot Online)