Receta e Cekës: Pure molle

  • E.K /
  • 27 maj 2021 - 08:53
Receta e Cekës: Pure molle

PËRBËRËSIT:

• 1 kg mollë të tharta, • sheqer sipas shijes, • lëngu i 1 limonit, • 1 sheq. vanilje, • 1 krem i rrahur.

Mollët qërohen, priten në copa, hidhet sheqer dhe lëng limoni. Zihen sa të zbuten, por jo të treten. Mollët e ziera shtypen, shtohet sheqeri vanilje dhe pasi të ftohen, përzihen me kremin e rrahur.

Masa derdhet në gota ku do të shërbehet. Zbukurohet me krem dhe shërbehet e ftohur mirë.

(Kosova Sot Online)