Receta e Pepës:Mish me lakëra

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 14:59
Receta e Pepës:Mish me lakëra

Përbërësit

500 gr mish
1 kg lakër
1 kokërr qepë
3-4 lgj vaj ulliri

½ lgj salcë domate
1 majë luge sheqer
2 lgj uthull
Kripë, piper
Gjethe dafine

Përgatitja

Fillimisht kavërdisim mishin me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë qepën të grirë imët . Sapo qepa të fillojë të bëhet transparente shtojmë lakrën dhe e lemë derisa lakra të ulë vëllimin. Më pas shtojmë pak uthull, pak salcë domate dhe një majë luge sheqer. E trazojmë për disa minuta dhe më pas shtojmë në masë të përbërësve ujë të vakët. E rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe gjethe dafine. Vendosim kapakun dhe e lemë mishin me lakër të ziejë në temperaturë të ulët.


(Kosova Sot Online)