Receta e Pepës: Qofte vegane Falafel

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 07:56
Receta e Pepës: Qofte vegane Falafel

Përbërësit:

500 gr qiqra të thata

1 lugë sodë buke

1 qepë mesatare

2-3 thelbinj hudhër të grirë hollë

1 patate mesatare e qëruar

1 tufë e vogël majdanoz

1 lugë koriandër i bluar

1 lugë kumin

1 lugë rigon

1 lugë kripë

2 lugë miell

2 lugëza maja pluhur

0.5 l vaj për të fërguar

Përgatitja

Vendosni në një enë qiqrat dhe sodën e bukës, mbulojini me ujë të fothtë dhe lërini për 24 orë. Shpëlajini mirë dhe kullojini.

Vendosni qiqrat, qepën, hudhrën, pataten dhe majdanozin në një mikser dhe grijini. Shtoni koriandër, rigonin, kripën, kuminin dhe miellin dhe vazhdoni t’i grini derisa të përzihen me njëri-tjetrin. Lërini të pushojnë për 2-3 orë.

Nxehni vajin në një tigan të madh.

Hidhni majanë në përzierje dhe pastaj me ndihmën e një luge formoni toptha pak të shtypur.

Skuqini topthat në grupe nga 4-5 derisa të prarohen. Thajini me letër kuzhine.

(Kosova Sot Online)