Receta e Pepës: Role me kanellë(Cinnamon Rolls)

  • G.G /
  • 24 September 2022 - 09:55
Receta e Pepës: Role me kanellë(Cinnamon Rolls)

Përbërësit:

500 g miell

1 paketë Maja buke (maja thatë)

1/2 lugë çaji kripë

75 g sheqer

75 g gjalpë

250 ml qumësht

40 g Gjalpë i shkrirë,

50 g sheqer

1 paketë sheqer vanilje

1 lugë gjelle kanellë

Përgatitja:

Miell, maja, kripë, dhe 75 gramë sheqer i përziejmë të gjitha bashkë. Gjalpin dhe qumështin e ngrohim dhe i përziejmë së bashku,shtojmë miellin dhe e gatuajmë mirë ,pastaj e mbulojmë dhe lëjmë brumin për të ardhur për 30 minuta. Pasi të ketë ardhur brumi e hollojmë në tavolinë në një shtresë me miell ,petën e spërkasim me gjalpë të shkrirë, sheqer, dhe vanilje dhe një lugë gjelle kanellë, e mbështjellim dhe e prejmë në formë role në madhësi 2 centimetra të trasha. Me vezë apo qumësht e lyejmë sipër,ngrohim furrën paraprakisht në 180‐200 gradë dhe pjekim për për 20 minuta. Mund të shërbehet me çokollatë të nxehtë.

(Kosova Sot Online)