Receta e Pepës: Reçel ftoi

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 09:06
Receta e Pepës: Reçel ftoi

Pregaditja:

Ftonjtë pastrojini, pritini në flegra dhe vendosini në dy litra ujë, ku keni shtrydhur një limon. Lëngu i limonit shërben që të mos nxihen ftonjtë.

Në një tenxhere tjetër hidhini 2 litra të tjera ujë dhe aty vendosini ftonjtë që të ziejnë rreth 6-7 minuta.

Në një enë tjetër hidheni sheqerin, shtojani 200-300 ml ujë dhe karamelizojeni. Kur të jetë karamelizuar sheqeri, shtoni ftonjtë.

Ziejini të gjitha bashkë për afro një orë. Në momentin që ftonjtë duken të kristalizuar, receli është gati.

Sipas shijes, mund t’i shtoni edhe sheqer vanilje.

Recelin e zier zbrazeni në kavanozët e nxehtë dhe kthejeni me grykë teposhtë.

Kavanozët e kthyer mbrapsht mbulojini me një pecetë të lagur.

Lërini të qëndrojnë ashtu për një 24 orë e më pas ruajini në një vend të errët e të ftohtë.

(Kosova Sot Online)