![Receta e Pepës: Mantia](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/25/200x200_maxresdefault1721905414.jpg)
Receta e Pepës: Bukë franceze e mbushur
![Receta e Pepës: Bukë franceze e mbushur](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/13/auto_auto_hqdefault16696222691686645584.jpg)
PËRBËRËSIT:
1 bukë franceze,
300 gr mish të zier bibe ose zogu,
1 paketim djathë krem,
4 tranguj turshi,
3 vezë,
1 lugëz mustardë,
piper, kripë.
Priten majat e bukës, tuli largohet dhe ulet në qumësht. Mishi bluhet, i shtohen trangujt e copëtuar, djathi, vezët e ziera e të shtypura, mustarda , kripa, piperi. Përzihet me tul buke të kulluar, gjersa të fitohet një masë e lëmuar . Mbushet buka me këtë masë, mbështillet me pecetë të pastër dhe futet në frigorifer. Para servirjes, pritet me thikë të sprehur mirë, paloset në pjatë dhe zbukurohet sipas dëshirës. Buka e përgatitur në këtë mënyrë, preferohet për piknik, ku e shoqëruar me jogurt, e zëvendëson drekën.
(Kosova Sot Online)