Lexoni edhe:
Big Mama shfaqet duke kënduar hitin e këngëtares serbe Ceca
PËRBËRËSIT:
1 kg mish me asht, 1 kg qepë, 2 kg domate, 1/2 kg speca, 1/2 filxhan kafeje oriz, 200 gr gjalpë, kripë, piper, fletë dafine. Qepët e pastruara dhe të grira vihen në fund të tavës së lyer me yndyrë. Specat lahen, pastrohen nga farat, priten në rrathë dhe hidhen mbi qepë. Shtohen domatet e lara, të prera në pjesë të vogla, si dhe orizi i pastruar.
Big Mama shfaqet duke kënduar hitin e këngëtares serbe CecaLexoni edhe:
Rregullohen me kripë e piper, fletë dafine dhe të tëra përzihen mirë. Mishi i prerë në thela, futet aty këtu brenda perimeve, kurse gjalpi në copa të vogla vihet vende -vende mbi perime. Futet tava në shkallën e ulët të furrës së nxehtë me temperaturë 250 gradë C, e pastaj në 170 gradë C piqet për 2-3 orë.
(Kosova Sot Online)