Receta e Pepës: Tiramisu

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 09:29
Receta e Pepës: Tiramisu

Përbërësit:

5 të verdha të vezës,
6 lugë sheqer,
500 gr djath i njom pa krip,
1/2 dcl liker bademi amareto,
1/2 lit. kafe e përgaditur pa sheqer,

1/2 kg keksa,

1/2 lit. ajkë,

Sheqeri me pak ujë shkrihet në zjarr. Tunden vezët duke e shtuar gradualisht sherbetin . Hidhet djathi, likeri duke e përzier masën vazhdimisht gjersa të trashet dhe të bëhët krem i njëllojtë. Futet në frigorifer 30 min. Tundet ajka dhe bashkohet, përzihet mirë me kremin dhe prap futet në frigorifer që të qëndroj edhe 15 min.

Në tabak ku do të vendoset ose në gota të gjëra ku do të shërbehet, më parë vendoset një rend keksa të ulur në kafe, pastaj kremi, prap keksa kremi dhe kështu gjersa të mbushet gota ose gjersa të përfundojë rradhitja e keksave dhe kremit në tabaka. Përfundohet me kremin, mbi të cilin hidhet kakao ose çokollatë në rende. 

(Kosova Sot Online)