Recetë: Sallatë e ftohtë me patate dhe mish pule

  • A.P /
  • 24 January 2026 - 11:23
Recetë: Sallatë e ftohtë me patate dhe mish pule

Përbërësit:

3 patate mesatare

250 gr fileto pule

2 lugë vaj ulliri

1 kastravec

1 qepë e njomë

1 dorë majdanoz i freskët

1 dorë koper

Kripë dhe piper i zi

Salca marinuese jeshile:

1 dorë spinaq ose rukola

1 thelpi hudhër (opsionale)

3 lugë vaj ulliri

2 lugë kos i trashë

Lëngu i ½ limoni

Pak kripë

Përgatitja:

Ziejmë patatet me lëkurë, i lëmë të ftohen dhe më pas i presim në kubikë të rregullt. Ndërkohë kemi vendosur dhe fileton e pulës me pak vaj, kripë dhe piper të piqet. Pasi ftohet pak e presim në copëza. Në një tas të madh bashkojmë patatet, pulën, kastravecin, qepën e njomë të grirë imët. Përgatisim dresingun (salcën marinuese) duke i kaluar të gjithë përbërësit në blender derisa të bëhet një krem homogjen. E hedhim salcën mbi sallatë duke e përzier lehtë. Në fund shtojmë majdanozin dhe koperin për freski.

(Kosova Sot Online)