Recetë: Petulla të ëmbla

  • A.P /
  • 03 February 2026 - 09:05
Recetë: Petulla të ëmbla

Petulla të ëmbla

Përbërësit:

400 gr ujë i vakët

30 gr sheqer

7 gr maja e thatë

20 gr vaj luledielli

400 gr miell i bardhë

1 lugë çaji kripë (e rrafshët)

Vaj luledielli për skuqje

Për shërbim:

Përgatitja:

Në një tas vendosni ujin e vakët, sheqerin dhe majanë. Përziejini mirë. Shtoni vajin, miellin dhe kripën. Përziejini derisa të formohet një brumë i butë. Mbulojeni tasin dhe lëreni brumin të pushojë 45–60 minuta, derisa të dyfishohet. Përziejeni lehtë brumin për të nxjerrë ajrin dhe lëreni të pushojë edhe 30–45 minuta, derisa të dyfishohet sërish. Ngrohni vajin në një tigan të thellë (temperatura ideale rreth 160°C). Lyeni një lugë me vaj. Merrni pak brumë në dorë, shtrydheni dhe me lugë merrni topthin e brumit që del mes gishtave. Hidhni petullat në vajin e nxehtë dhe skuqini 4–5 minuta, duke i kthyer herë pas here, derisa të bëhen të arta. Nxirrini mbi letër kuzhine dhe vazhdoni me pjesën tjetër të brumit. Riktheni të gjithë petullat në tigan për 1 minutë shtesë që të bëhen më krokantë. Shërbejini të ngrohta me mjaltë, arra dhe kanellë.


(Kosova Sot Online)