Recetë: Tavë peshku me patate dhe domate

  • A.P /
  • 19 February 2026 - 08:34
Recetë: Tavë peshku me patate dhe domate

Perberesit:

1 peshk i madh ose 4 peshq te vegjel

4 domate

1 kg patate

1 kg qepë

2 gjethe dafine

4 thelpinj hudhër

2 limona

Vaj ulliri

Kripë, piper i zi

Piper i kuq

Pergatitja:

Peshkun pasi e kemi pastruar e marinojmë. Marinojmë dhe patatet me kripë e erëza.

Qepët i presim mesatarisht dhe i kaurdisim së bashku me thelpinjtë e hudhrës. Shtojmë patatet, vendosim erëzat dhe domatet e prera. I kalojmë në tavë duke vendosur dhe peshkun sipër spërkatur me pak vaj ulliri. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë. Ju befte mire !

(Kosova Sot Online)