Mish me patate dhe pana
Gatim shumë i shijshëm, i përshtatshme për çdo orë të ditës.
Përbërësit:
-600gr mish
-4 patate
-2 karota
-1 qepë
-3 thelpinj hudhër
-400ml lëng mishi
-150ml krem
-150ml ujë
-majdanoz
-kripë
-piper të zi
-vaj
Udhëzimet:
Ndajmë mishin. Nxehim vajin në një tigani dhe skuqim mishin në të. Pasi të jetë skuqur mishi, e largojmë nga tigani, pastaj në të njëjtin vaj skuqim qepët e prera, hudhrat dhe karotat, perimet i fërgojmë derisa shohim që qepët janë zbutur.
Kthejmë mishin në tenxhere dhe shtojmë ujin në të, pastaj shtojmë lëngun e mishit dhe patatet, shtojmë kripë dhe piper sipas shijes.
Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziej derisa shohim që patatet janë zbutur, përafërsisht 30 minuta.
Në fund në tenxhere shtojmë panën duke e hedhur ngadalë e duke e përzier me lugë.
Tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e shërbejmë me majdanoz të grirë imët.
E lehtë, e shëndetshme, por mbi të gjitha tepër e shijshme.
Ju bëftë mirë!
(Kosova Sot)