Çaji që largon gurët në veshka
Çaji nga farat e shalqirit është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur, sepse përbërësit janë shumë lehtë të arritshëm. Krejt çfarë ju nevojitet janë farat e shalqirit dhe uji. Çaji nuk është i dëmshëm dhe mund të konsumohet disa herë brenda ditës
Përbërësit:
– 4 lugë fara të shalqirit
– 2 litra ujë
Përgatitja:
Farat e shalqirit i imtësoni (mundeni përmes mullirit të kafesë). Farat duhet të jenë të freskëta, jo të thara. Në enë vendoseni ujin dhe shtoni farat e shalqirit. Kur uji të vlojë, pakësoni zjarrin dhe e lini edhe për 10 minuta. E lini të ftohet, sipas dëshirës mund t’i shtoni sheqer, limon. (Kosova Sot)