4 mënyra për ta ndalur stresin menjëherë
Ju ka kapur stresi? Këto katër këshilla do t’ju ndihmojnë që ta largoni atë menjëherë:
1. Shkruani për frikën tuaj – Bëjeni një listë të gjërave të cilat ju shqetësojnë, e më pas hidheni atë. Ky veprim i thjeshtë e ndërpret ciklin obsesiv të ankthit.
2. Rriteni aktivitetin tuaj – Ushtrimet e rënda zvogëlojnë stresin dhe me të edhe brengën. Mjafton edhe të ecni me shpejtësi në mëhallën tuaj.
3. Bëhuni shoku më i mirë i vetvetes – Kur mendja të fillojë t’ju dalë jashtë kontrollit, përsëritjani vetes: “Çdo gjë është në rregull, unë shqetësohem pa nevojë, sepse çdo gjë përfundon mirë”.
4. Ndizeni “iPod”-in tuaj
Dëgjimi i muzikës mund t’ua largojë vëmendjen nga stresi, thonë studimet. E njëjta gjë vlen edhe për të gjitha aktivitetet që përfshijnë shqisat tuaja, sikur p.sh. leximi, zierja, apo shikimi i një filmi.
(Kosova Sot)