Patëllxhani dhe vetitë e tij shëruese
Patëllxhani është një nga ato ushqimet që nuk përmban sasi të madhe të pesticideve, kështu që vetitë e saj shëruese vijnë në shprehje.
PËRBËRËSIT E FUQISHËM ANTIOKSIDUES
Patëllxhani përmban fitonutriente që ia dhurojnë ngjyrën me të cilën identifikohet. Mundet të pakësojë rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sulmin në zemër.
Lexoni edhe:
E dinit që qepa është kaq e nevojshme për organizmin tuaj?
PARANDALON KANCERIN
Hulumtimet kanë vërtetuar se patëllxhani posedon efekte kundër kancerit. Një studim ka treguar se pakëson furnizimin me gjak dhe materie ushqyese për qelizat e kancerit dhe në këtë mënyrë vështirëson përhapjen e tyre.
MBRON TRURIN
Hulumtimet e bëra në minjtë laboratorikë tregojnë se patëllxhani mund t'i mbrojë qelizat e trurit, duke i mbrojtur nga dëmtimet e radikalëve të lirë. Radikalët e lirë mund ta shtojnë rrezikun e shfaqjes së qelizave kancerogjene dhe dëmtojnë kujtesën.
NXIT HUMBJEN NË PESHË
Patëllxhani përmban pak kalori dhe është i shkëlqyeshëm për humbje në peshë. Është burim i shkëlqyeshëm për fibra, kështu që e përshpejton ndjenjën e krijimit të ngopjes.
(Kosova Sot Online)