Nëse nuk e shëroni këtë problem, 5 organe vitale mund të dështojnë
Hormonet e gjëndrave tiroide menaxhojnë shpejtësinë me të cilën mund të dëmtohet indi i palcës kurrizore. Nëse ky proces është shpejt, indi i vjetër shkatërrohet para se të mund të zëvendësohet, që dërgon te osteoporoza. Mirëpo, gjëndrat tiroide ndikojnë edhe në pesë organet e rëndësishme në trup, transmeton gazeta Kosova Sot.
ZEMËR
Hormonet e gjëndrave tiroide ndikojnë në puls dhe ndihmojnë në kontrollimin e gjakrrjedhjes, duke relaksuar enët e gjakut.
VEZORET
Hormonet e gjëndrave tiroide ndikojnë edhe te cikli menstrual. Niveli i çrregulluar i hormoneve shkakton edhe evoluimin e ciklit jo të rregullt menstrual.
ESHTRAT
Hormonet e gjëndrave tiroide menaxhojnë shpejtësinë me të cilën dëmtohet indi i vjetër i palcës kurrizore. Nëse ky proces përse shpejtohet, indi i vjetër mund të shkatërrohet para se të zëvendë- sohet, e nga kjo gjendje ndikon të lajmërohet osteoporoza.
TRURI
Niveli i ulët i hormoneve të gjëndrave tiroide rezulton me harresë, probleme me përqendrim dhe depresion. Për fat, këto probleme mund të zgjidhen me terapi me hormone sintetike.
LËKURA
Nëse gjëndrat nuk janë mjaftueshëm aktive, trupi ndalon së prodhuari dhe hedh qelizat e lëkurës me ritëm normal. Kështu qelizat e grumbulluara shkaktojnë tharjen e lëkurës, e bëjnë pa shkëlqim. Po ashtu, ngadalësohet edhe rritja e flokëve dhe thonjve.
(Kosova Sot)