Ilaçi më i mirë kundër kallove
Pjesa më e madhe e të të rriturve ka probleme me kallo, sidomos në këmbë. Sempervivum është një bimë, e cila quhet edhe roje e shtëpisë. Ka gjethe të trasha plot me lëng, transmeton gazeta Kosova Sot.
Lëngu i gjetheve të kësaj bime përgjatë historisë është përdorë për mjekimin e plagëve dhe djegieve. Ajo është efikase edhe kundër kallove.
ÇKA JU DUHET: - Bima semprevivum - Shiritat ngjitës
PROCEDURA: 1. Merreni një copë gjetheje, të mjaftueshme sa për ta mbuluar vendin e kallove. 2. Qërojeni shtresën e jashtme sipërfaqësore të gjethes. 3. Pjesën e qëruar vendoseni në vendin ku gjendet kalloja dhe fiksojeni me shirit ngjitës. 4. Shërimin fillojeni në mëngjes, e mbajeni gjatë tërë ditës. 5. Vazhdoni me këtë tretman për disa ditë, nëse doni të keni sukses në largimin e kallove.
(Kosova Sot)