Trëndafili i egër ruan shëndetin
Në këtë periudhë kohore, barnatorja shtëpiake nuk mund të mendohet pa kaçen apo trëndafilin e egër (Rosa pseudofruktus). Është shërues dhe përmban shumë veti shëruese. Thahet në diell, ka ngjyrë të kuqe të mbylltë, transmeton gazeta Kosova Sot. Çaji nga trëndafili i egër ndikon te lodhjet, plogështia dhe anemia, e pastron gjakun, ndihmon organet e tretjes, përmirëson sekretimin e urinës pa dëmtuar veshkat. Parandalon krijimin e rërës, zbut edhe inflamacionet në traktin urinar.
(Kosova Sot)