KENI PROBLEME ME SINUSE: KY LËNG I NGROHTË JUA HEQ DHIMBJET
Lufta me sinuset mund të jetë shumë e dhimbshme, sidomos gjatë vjeshtës, kur moti është i ftohtë dhe qarkullojnë viruse të ndryshme. Vetëm një inhalim me këtë pije pakëson dhimbjet dhe i zhbllokon ato.
Përbërësit:
1 gotë ujë,
2 lugë uthull molle,
1 lugë mjaltë,
1 lugë spec pikant të bluar,
1 rriskë limon.
Përgatitja: Ujin e vloni. Në një enë prej qelqit përzieni ujin e ngrohtë dhe uthullën e mollës. Prisni për 5 minuta, e më pas shtoni edhe mjaltin dhe specin e bluar. Përzieni dhe ia shtrydhni rriskën e limonit. Kavanozin e vendosni nën hundë dhe thithni thelë, më pas e pini lëngun.
(Kosova Sot)