Kur t'i lani sytë, mos i fshini me peshqir

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 11:47
Kur t'i lani sytë, mos i fshini me peshqir

Kjo këshillë vlen sidomos për ata që kanë puçrra, akne, apo puçrra të zeza. Në vend se me peshqir, sytë fshini me shami të letrës. Peshqiri nuk është mik i lëkurës tonë, sidomos kur flitet për fytyrën, meqë zakonisht është tepër i ashpër.

Përpos kësaj, fërkimi i fytyrës me peshqir mund ta dëmtojë lëkurën, gjë që në fund çon deri te plakja e parakohshme. Peshqiri, sidomos ai që rri i lagur në banjë, është terren i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve. Për këtë shkak, gjatë larjes, peshqirët duhet të zihen.

Duke pasur parasysh se është thuajse e pamundur dhe tejet jo praktike që, pas çdo fshirjeje të fytyrës ta ndërroni peshqirin, atëherë del se është më mirë që sytë t'i fshijmë pas larjes me shami të letrës, të bëra apostafat për këtë qëllim. Ato më pas gjuhen. 

(Kosova Sot Online)